Vaksina e koronës: Mbrohu!

Unia inkurajon të gjithë ata/ato që munden, të vaksinohen kundër Covid-19. Vaksinimi mbron dhe tregon solidaritet.

Vaksinimi mbron

Vaksinimi mbron deri 90%nga sëmundjet e rënda apo nga vdekja. 9 nga 10 njerëz, të cilët duhet të shtrihen në spital nga Covid-19, nuk janë të vaksinuar.

Vaksinimi është solidarizim

Përmes vaksinimit ti mbron jo vetëm veten, por edhe familjen tënde, miqtë dhe koleg*et. Kush është i vaksinuar, e bartë më pak virusin me tej.

Vaksinimi është falas

Vaksinimi është pa pagesë. Nga 12 vjeç gjithkush mund të vaksinohet.  Në të gjitha kantonet ka oferta vaksinimi. Telefonin informues për kantoni tënd e gjenë këtu.

Pyetje dhe përgjigje mbi vaksinimin

Numri i të vaksinuarve po ngritët ngadalë, përderisa ka kohë që është e pranishme vala e katërt e koronës. Por sa i sigurt është vaksinimi? Sa efektiv? Si mund të ndikojë firma në vendimin tim?

Informatat aktuale

Shkarko dokumentin «Koronavirusi i ri (Albanisch)» mbi gjendjen aktuale në Zvicër.

Shkarko dokumentin

Më shumë përkitazi me të drejtat dhe obligimet në ueb faqen e Entit Federal për Shëndetësi.

Koronavirusi: Të drejtat e juaja si punëmarrës/e

Pyetjet dhe përgjigjet