Bëje kontrollin e KPP!

Dhjetëra vite angazhohen ngjyrsose/it dhe gjipserët për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Një Kontratë e Përgjithshme e Punës e fortë është rezultat i punës sonë!

Me këtë pyetësor ti mund të kontrollosh respektimin e KPP. Njëkohësisht ne dëshirojmë të dijmë nga ti se ku nuk respektohen plotësisht të drejtat elementare.

Pyetësor për respektimin e KPP në degën e ngjyrosësve dhe të gjipserëve

Maler-Gipser-Umfrage albanisch

Pyetësor për respektimin e KPP në degën e ngjyrosësve dhe të gjipserëve
1. Ngritja e pagës (KPP Neni 9.4)
Që nga 1 Prilli 2017 paga jote bruto do të duhej të ngritej së paku për 25.- Franga.
2. Orari i punës (KPP Neni 8.1)
Sipas KPP, puna të shtuneve është një përjashtim. Sa të shtune ke punuar vitin e kaluar?
3. Kompensimi i drekës jashtë punishtes (KPP Neni 10.1)
Nëse ti punon jashtë vendpunishtes, ti gëzon të drejtën për një kompensim mujor të drekës në vlerë prej 262 Franga, apo një kompensim maksimal në vlerë prej 20 Franga për shujtë ditore, të dëshmuar me faturë.
4. Shtesa në pagë për punën e natës, të dielave dhe në ditë festash (KPP Neni 8.4.1)
Për punën e natës (ora 20.00 – 6.00), punën të dielave dhe në ditë festash, ty duhet të paguhet një shtesë prej 100%.
5. Koha e udhëtimit (KPP Neni 8.8)
A është punëdhënësi yt anëtar i Shoqatës së punëdhënësve (në www.smgv.ch/de/branchenverzeichnis të verifikohet)?
Në rrethana të caktuara, ty mund të hiqen maksimum 30 minuta nga orari i punës për rrugën e bërë nga punishtja në kantierin e ndërtimit. Si është në rastin tënd?
6. Pushimet (KPP Neni 12.1)
Punëmarrësit prej moshës 20 deri në 50 vjeç, kanë të drejtë për 22 ditë pushimi. Të rinjtë deri në moshën 20 vjeç si dhe punëmarrësit pas moshës 50 vjeçare, kanë të drejtë për 27 ditë pushimi. A qëndron kjo në rastin tënd për pushimet?
7. Si e përjeton ti në përgjithësi klimën e punës në ndërmarrjen tënde?
8. Çështje të tjera, që janë të rëndësishme për mua…
Të dhënat personale (fakultative)