Pikat e theksuara përkitazi me mbrojtjen ligjore sindikale

1. Fushat e drejtësisë

Mbrojtja ligjore sindikale përfshinë kontestet ligjore,

  • të cilat ndërlidhen drejtpërsëdrejti me veprimtarinë sindikale:
  • nga marrëdhënia e punës që kanë të bëjnë, me sigurimet përkatëse për mosmarrëveshjet me punëdhënësin, me autoritetet shtetërore në lidhje me marrëdhënien në punë, me përjashtim të kontesteve nga aksidentet joprofesionale;
  • nga marrëdhënia në punë përkitazi me diskriminimin dhe mobingun;
  • për sigurimet shoqërore zvicerane, të cilat ndodhin gjatë kohës derisa anëtari është i papunë apo pensionist:e, apo është duke kryer shërbimin ushtarak ose civil;
  • nga aksidentet gjatë rrugës së drejtpërdrejtë për në punë si dhe
  • kontestet ligjore për të huajt përkitazi me lejet e qëndrimit dhe bashkimin familjar.

2. Parakushtet

Mbrojtja ligjore u ofrohet anëtarëve,

  • të cilët në momentin e ngjarjes përkatëse kanë qenë anëtarë të Unia së paku tre muaj dhe
  • që dëshmojnë se nuk kanë kontribute të papaguara më shumë se tre muaj.

Si ngjarje përkatëse konsiderohen ndodhitë faktike nga të cilat rrjedhin të drejtat. Në kontestet që janë pasojë e paaftësisë për punë dhe veprimtari ekonomike, përcaktuese është fillimi paaftësisë për punë gjegjësisht data e ngjarjes aksidentale. Për kontestet mbi lejet e qëndrimit dhe bashkimit familjar duhet të jenë të plotësuara parakushtet në kohën e dorëzimit të aplikimit.

3. Veprimi

  • Kush dëshiron të kërkojë mbrojtje ligjore, duhet ta lajmërojë ngjarjen përkatëse mundësisht pa zvarritje në sekretariatin përgjegjës të Unia;
  • Kërkues:ja sa më shpejtë autorizon Unia përmes nënshkrimit të një prokure që të përfaqësojë interesat e saj/tij dhe autorizon Unia që të inspektojë dosjet përkatëse. Përmes nënshkrimit të prokurës ju i lironi autoritetet dhe personat nga obligimi ligjor i ruajtjes së sekretit zyrtar dhe profesional;
  • Sekretariati kontrollon të dhënat e bëra si dhe përmbushjen e obligimit të kontributeve të anëtarësisë dhe sqaron sa më parë që është e mundur aspektet faktike dhe juridike;
  • Zakonisht, Sekretariati përpiqet që mosmarrëveshjen ta zgjidhë me marrëveshje jashtëgjyqësore.

4. Miratimi i kostos

  • Shërbimet e sigurimeve private për mbrojtje ligjore kanë përparësi
  • S'ka liri përzgjedhjeje të avokatit

5. Refuzimi

Kërkesa për miratim të kostos mund të refuzohet, nëse kërkues:ja kokë më vete bën përzgjedhjen e përfaqësimit ligjor, ndërmerr hapa të procedurës ligjore, apelon etj., pa qenë në posedim të lejes me shkrim nga ana e mbrojtjes ligjore të Qendrës..

6. Revokimi

Kostoja e miratuar mund të revokohet, nëse:

  • nuk janë të plotësuara parakushtet formale;
  • nëse rezulton se informacioni i dhënë nga kërkues:ja qartazi dhe padyshim nuk është i vërtetë.