Hotelet partnere të Unia

A do të shkosh në pushime? Si anëtar:e i/e Unia ti përfiton lirime e zbritje në hotelet tona partnere në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Francë.

Hoteli i Kryeqytetit është mbresëlënës me dhomat elegante dhe një tarracë romantike mbi qytetin e vjetër. Ty të presin shijimet kulinare në restorantin Volkshaus.

Zbritja jote: 20 përqind

www.hotelbern.ch

Pamja e papërsëritshme e liqenit të Luzernit dhe brigjeve përreth është njëra nga shumë arsyet, përse ia vlen në çdo kohë një vizitë në FloraAlpina 3*. 56 dhoma individuale si dhe një park i gjerë hoteli me pishinë të jashtme dhe vorbull të hapur, me sauna dhe banjë avulli zgjerojnë ofertën dhe ju ftojnë të relaksoheni.

Zbritja jote: 10 përqind për bujtje përfshi edhe mëngjesin (nuk mund të kombinohet me promovime ose paketa të tjera).

www.floraalpina.ch

Në mes Thun-it dhe megjithatë në një vend të qetë. Shijo kuzhinën me renome dhe pamjen e mrekullueshme në lumin Aare dhe zonën e shtegtimit në Malësinë e Bernës. Njoftim: Hoteli për momentin është mbyllur shkaku i renovimit.

Zbritja jote: 20 përqind

www.freienhof.ch

Hoteli Kreuz në Lenk gjendet pranë shtegut për ecje të gjata me ski dhe rrëzë liftit Goldel. Është i njohur për mikpritjen tradicionale.

Zbritja jote:10 përqind në sezonin kryesor, 20 përqind në sezonet tjera

www.kreuzlenk.ch

Hotel në vendndodhje të mrekullueshme me apartamente midis palmave dhe magnolieve dhe pamje të lirë në liqenin Maggiore. Shijo specialitetet e përgatitura freskët të Tiçinos në teracën me diell ose në shpellë.

Zbritja jote: 20 përqind (përveç në pushimet shkollore dhe festave)

www.campagnola.ch

Kultur, shije dhe natyrë për ata që kërkojnë rekreacion dhe që duan të jenë aktiv. Hoteli Tauernblick në Schladming ofron mundësi të përsosur për ndërmarrje të shumëllojshme. Me kuzhinën e shkëlqyeshme dhe zonën gjerë të mirëqenies (Wellnes), pushimet tua do të jenë një qëndrim i paharrueshëm.

Zbritja jote: 10 përqind

www.hotel-tauernblick.at

Shfrytëzo si anëtar:e i/e Unia ofertat e sindikatës gjermane të ndërtimit: «Pushimet GEW» ofrojnë hotele dhe banesa në shtëpitë e pushimit në tërë Gjermaninë – nga Sylt deri në Chiemsee – dhe në rivierën franceze (Côte d’Azur). Për «Top-ofertat» e GEW ti gjithashtu do të kesh lirime shtesë:

Oferta dhe zbritje në çmimet e rregullta

Vendi

Lloji

Zbritje

Sylt

Banesë pushimi

deri në 10%

Rügen

Banesë pushimi / Hotel

deri në 25%

Usedom

Banesë pushimi 

deri në 20%

Müritz

Banesë pushimi

deri në 15%

Berlin

Hotel

deri në 30%

Chiemsee

Hotel

deri në 15%

Allgäu

Banesë pushimi / Hotel

deri në 25%

Côte d´Azur

Banesë pushimi / Hotel

deri në 25%

Të gjitha ofertat me çmime preferenciale ti i gjen në Bonus-Portal. Destinacionet e pushimeve dhe çmimet e rregullta gjenden në «GEW-Ferien».