Sindikatë domethënë, të veprosh së bashku në vend si i vetëm, të kërkosh bashkëmendimtar:e, të krijosh rrjete dhe grupe në regjione. Aktivizohu! Krijo për ty dhe të tjerët kushte më të mira pune.

Me angazhimin tënd ti bën më shumë nga anëtarësimi yt

Qoftë aktiv në fushatat apo aksionet, në një grup interesi, si njeri i besueshëm apo duke përfituar anëtarë të rinj: Ti ke shumë mundësi, për të lëvizur diçka në botën e punës.

Ti je sindikata. Duke u dhënë zë shqetësimeve tua, ti i jep një fytyrë gjithë lëvizjes dhe mbi të gjitha më shumë peshë. Qoftë drejtpërsëdrejti në sektorët apo për çështjet politike: Gjithmonë ka shumë për të bërë dhe mundësi për t'u përfshirë. Shih fushatat aktuale dhe manifestimet tona.

A dëshiron të përfshihesh?

na kontakto

Si anëtarë aktiv të sindikatës personat e besueshëm (PB) ndërtojnë ura midis punëmarrësve nëpër ndërmarrje dhe në Unia. Kjo është me rëndësi, pasi PB janë të rrënjosur në ndërmarrjet e tyre dhe njohin nevojat, problemet dhe shpresat e koleg:eve të tyre të punës.

Këtë bëjnë personat e besueshëm

Personat e besueshëm marrin pjesë në diskutimet sindikaliste dhe ndihmojnë që të zbatohen kërkesat për Kontrata Kolektive të Punës (KKP) të drejta.

  • Në vendin e punës. Ju mblidhni informacione dhe shqetësime që kanë të bëjnë me ndërmarrjen dhe diskutoni masat eventuale kolektive. Nga ana tjetër, na mbështetni ne për realizimin e fushatave nëpër sektorë.
  • Në sindikatë. Si delegatë në organet e sindikatave, ata vendosin përcaktimin e asaj që po ndodhë në rrafshin regjional dhe nacional.
  • Në shoqëri. Personat e besueshëm angazhohen në fushatat ndërsektorale të sindikatës dhe në lëvizjet sociale.

Arsimimi është me rëndësi

Sekretar:et regjional të sindikatave mbështesin personat e besueshëm në veprimtarinë e tyre sindikale. Pos kësaj ne arsimojmë personat e besueshëm në institutin tonë arsimor Movendo si dhe në trajnimet e mëtejme interne në politikat sindikale. Si person i besueshëm ti ke të drejtë në tri trajnime të mëtejme në vit. Në kurse ti merr informacione dhe impulse, për perceptuar rolin dhe përgjegjësinë tënde në sindikatë dhe në ndërmarrje.

Unë dua të bëhem person i besueshëm

Grupet e interesit (GI) të Unia janë aktiv në shumë rrafshe politike: nacionale, nëpër regjione dhe në sektorë. Krahas shqetësimeve politike, tek ta nuk neglizhohet edhe ana sociale e jetës sindikale.

Gratë e Unia

Në GI gratë e Unia angazhohen gra nga të gjitha profesionet për barazi pagash, për pajtueshmëri të familjes dhe profesionit, për shanse të njëjta për të gjitha gjinitë dhe kundër ngacmimit seksual në vend të punës.

Mëso më shumë

Rinia e Unia

GI i rinisë në Unia, angazhohet për paga korrekte, kushte më të mira pune, për një lëvizje të fortë punëtore dhe kundër racizmit.

Mëso më shumë

Migracioni i Unia

Unia është organizata më e madhe e migrant:eve në Zvicër. GI i migracionit në Unia angazhohet për shanse të barabarta, të drejta pjesëmarrjeje dhe siguri qëndrimi për të gjithë anëtarët pa pasaportë zvicerane.

Mëso më shumë

Pensionist:et e Unia

Pjesa e njerëzve të moshuar në shoqërinë tonë po rritet pandërprerë. Një arsye e mirë për Unia, që të mbrojë interesat e pensionist:eve. Kushdo që ka punuar tërë jetën, meriton një pleqëri me dinjitet.

Mëso më shumë

Mbroj të dashurit tu përmes anëtarësimit familjar. Personi me pagë më të vogël paguan vetëm gjysmën e tarifës, mirëpo përfiton nga të njëjtat shërbime. Bëhu pjesë.

Anëtarësimi familjar, kështu funksionon

  • Ju të dy banoni në të njëjtën amvisni.
  • Anëtari me të ardhura më të ulëta paguan gjysmën e tarifës së rregullt të anëtarësimit. Tarifa e anëtarësimit është 12.70 franga.
  • Tarifa e reduktuar vlen që nga regjistrimi.
  • Llogarit: Tek të ardhurat mes 4000 dhe 4499 franga, tarifa mujore e anëtarësimit është 41.– franga, përmes anëtarësimit familjar megjithatë është vetëm 20.50 franga.

Regjistro partner:en e banimit