Nga sigurimi tek pushimet, gjithçka është e përfshirë

Qoftë sigurimi i mbrojtjes multiligjore e Coop-it, Reka-Çeqet, Bank Cler, sigurime tek Smile, klubi i trafikut, apo oferta pushimi: Ka shumë gjëra të veçanta për ty.

Për vetëm 10 franga në muaj ti mund të lidhësh sigurimin shtesë multi-ligjor. Kështu, ti me familjen tënde je i mbrojtur edhe tek kontestet ligjore në trafik dhe në fushën private.

Informacionet dhe lajmërimi

Ti për çdo vit përfiton zbritje në Reka-Çeqe në vlerë prej 500 frangave. Në fund të vitit ti merr një fletëpagesë, në të cilën është e përfshirë edhe zbritja. Pas pagesës Reka t'i dërgon ty çeqet ose e krediton shumën në kartelën tënde të Reka. Fletëpagesa vlen deri në muajin nëntor të vitit vijues.

Tek Bank Cler ti përfiton shumëfish:

  • Ti kursen përgjatë dy viteve së paku 260 franga - falë paketës bankare falas Clasic të Bank Cler (përfshi kartelën Debit dhe Kredit).
  • Ti mund të marrësh një bonus deri në 1000 franga tek investimet.
  • Ti do të përfitosh nga kamata e volitshme hipotekare për pronën tënde banesore.
  • Parakushtet si dhe përparësitë tua i gjen këtu.

Tek Smile ti përfiton nga tarifa speciale për

  • Sigurimin e gjësendeve shtëpiake dhe të përgjegjësisë private
  • Sigrurimi i automjetit dhe i udhëtimit

mëso më shumë

Qoftë pushime plazhi, shëtitje shtegtimi, në kodrina apo pushime familjare në një fshat pushimi të Reka - si anëtar:e i/e Unia ti bën pushime më të lira:

Partner-Hotele në Zvicër apo jashtë në afërsi të saj (10 deri 30 përqind zbritje)

Tek të gjitha banesat-pushimore të Reka (10 përqind zbritje)

Pushime për buxhet të vogël

Familjet dhe vetëmbajtës:et me të ardhura të vogla mund të kalojnë një javë më lirë në një banesë pushimesh të Reka në Zvicër - me një çmim prej 200 franga.

Parakushtet

  • Ti je së paku qe tre muaj anëtar:e i/e Unia.
  • Fëmijët që të shoqërojnë ty, janë nën moshën 16 vjeç.
  • Familjet e huaja: së paku njëri nga prindërit posedon lejen përhershme të qëndrimit C.
  • Ti banon edhe punon së paku qe dy vite në Zvicër.

I interesuar? Na kontakto. Neve na nevojiten të dhënat e sakta të të ardhurave tua dhe për fëmijët e tu - dhe ti mund të bësh për 200 franga pushime familjare të mrekullueshme.

Unia-Ferien
Weltpoststrasse 20
3000 Bern 15
ferien@unia.ch
031 350 21 11