Të dhënat tua të anëtarësimit

A ke një emër të ri, ke ndërruar vendbanimin apo ke ndërruar vendin e punës? Na trego të dhënat tua personale të reja.

Për t'u siguruar se fjala është për ty, fushat e shënuara me yll (*) janë të detyrueshme. Pjesën tjetër plotësoje në përputhje me situatën tënde dhe jepi të dhënat tua të vjetra dhe të reja.

Të dhënat tua

Pyetje dhe përgjigje rreth anëtarësimit tënd

Qoftë për kontributet profesionale, e drejta për përfitime apo kalimi nga një sindikatë tjetër në Unia. Përgjigjet mund t'i marrësh në FAQ tona.

Jo, nuk je. Ti paguan një kontribut për koston e zbatimit dhe trajnimit të mëtejmë, që përdoret për zbatimin dhe kontrollin e KKP-së. Këtë kontribut e paguajnë të gjithë punëmarrësit, të cilët i nënshtrohen KKP-së dhe gjithashtu punëdhënësit.

Pse duhet të paguaj unë edhe kuotat e anëtarësimit në Unia?

Meqenëse punëdhënësi yt nuk e di nëse je ti anëtar apo jo, Unia e rimburson një pjesë të kontributeve profesionale. Prandaj, varësisht nga KKP, procedura dhe lartësia e rimbursimit ndryshojnë. Sekretariati yt regjional të informon me kënaqësi se si duhet të veprosh.

Jo, nuk duhet. Anëtarësimi yt në sindikatë nuk është punë e punëdhënësit tënd dhe ai nuk ka të drejtë të kërkojë nga ti shpjegime, nëse ti nuk je anëtar apo ti nuk dëshiron të bëhesh.

Kjo është e garantuar me lirinë e organizimit, bazuar në nenin 23 të Kushtetutës Federalet të Zvicrës.

Si anëtar ti ke të drejtë në përfitime, nëse të paktën tre muaj ke qenë anëtar i Unia dhe nëse dëshmon se nuk ke kontribute të papaguara më shumë se tre muaj. Edhe sigurimi i mbrojtjes ligjore hyn në fuqi pas tre muajsh.

Nëse dëshiron të bartësh vitet e mëparshme të anëtarësimit nga një organizatë sindikale zvicerane që është pjesë e Bashkimit të Sindikatave Zvicerane (SGB/USS), ato do të pranohen të plota. Pranimi i viteve të mëparshme të anëtarësimit garantohet edhe në rastin e kalimit nga organizata të huaja punëmarrësish, me kusht që kjo organizatë të jetë anëtare e një shoqate ndërkombëtare të cilës i përket edhe Unia.

Anëtarët që marrin pjesë aktive në jetën sindikale, ndikojnë dhe bashkë-vendosin. Unia i përfshin personat e besueshëm për të formësuar mendimin dhe në vendimmarrje. Këtë bëjnë personat e besueshëm:

  • Marrja e detyrave në organe: Personat e besueshëm punojnë në kryesi dhe seksione të regjioneve apo në grupe profesionale dhe grupe anëtarësh. Si delegat:et në organet e Unia apo në komisione ata e bashkëformësojnë sindikatën.
  • Bashkëformësim i kushteve të punës në të ardhmen: Personat e besueshëm adresojnë shqetësimet dhe preokupimet e koleg:eve të tyre të punës në organet e Unia dhe ndihmojnë në përcaktimin e kërkesave për Kontrata Kolektive Pune (KKP) të drejta.
  • Bashkëndikimi në ndërmarrje, përfaqësimi i personelit dhe negocimi me punëdhënës: Si anëtarë të Komisionit për përfaqësim të personelit (PeKo) personat e besueshëm përfaqësojnë interesat e të punësuarve përballë punëdhënësve. Në disa sektorë, ata dhe sekretar:et e sindikatave negociojnë pagat, kushtet e punës dhe KKP-të e reja bashkë me punëdhënësit.
  • Lëvizin diçka në shoqëri: Personat e besueshëm përfshihen në aksionet sindikale. Ata demonstrojnë dhe mobilizojnë. Me angazhimin e tyre ata dhe Unia bëhen aktorë të politikës sociale dhe ekonomike të vendit tonë.
  • Merrja përsipër e detyrave të veçanta dhe kontribuimi me njohuritë tua: Personat e besueshëm punojnë në organe dhe komisione - për shembull si anëtarë bordi në fondet e pensioneve, ekspertë auditimi apo të ngarkuar për sigurinë në punë.
  • Të njohësh sfidat e të sotmes dhe të nesërmes: Personat e besueshëm trajnohen për çështjet e politikave sociale dhe ekonomike. Ata i njohin temat, të cilat ndryshojnë botën e punës.

Ti mund të largohesh më 31 dhjetor të çdo viti. Për ta bërë këtë, dërgo shkresën tënde të dorëheqjes deri më 30 qershor (vula postare) me letër rekomande në sekretariatin tënd regjional.

Ti mund të gjesh informacion të hollësishëm mbi të drejtat dhe detyrimet tua në Statuti i Unia dhe në Rregulloren mbi kontributet dhe përfitimet.