Kontrollo kushtet tua të punës në degën e pastrimit

Në Kontratën Kolektive të Punës (KKP) të degës së pastrimit për Zvicrën gjermane rregullohen pagat, koha e punës, trajnimet dhe shumëçka tjetër. Rregullat e KKP duhet të respektohen detyrimisht nga të gjithë punëdhënësit. Mjerisht, në degën e pastrimit bëhen shumë shkelje kundrejt KKP. Kjo duhet ndryshuar!

Si qëndron puna tek ti?

2023 Reinigung Umfrage - albanisch

Kontrollo kushtet tua të punës në degën e pastrimit
A punon ti në Zvicrën gjermane? Atëherë plotësoje këtë anketë!
1. Paga jote minimale
2. Shtesat tua në pagë
Nëse ti je i punësuar me pagë për orë:
Nëse ti je i punësuar i rregullt:
3. Paga jote e 13
Nëse ti je i punësuar me pagë për orë:
Nëse ti je i punësuar i rregullt:
4. Koha jote e punës
5. Koha jote e udhëtimit
6. Kompensimi për drekën tënde
7. Siguria tek puna jote
Të dhëna tua personale

Të drejtat tua

  • Pagat minimale: KKP jote përcakton pagat minimale Pra paga minimale bazuar në kategorinë e pagave duhet të respektohet detyrimisht.
  • Shtesat në pagë: Ti ke të drejtë në kompensim të ditëve të festave dhe pushimeve
  • Paga e 13 mujore: Ti merr një pagë të 13 mujore, nëse ti je duke punuar së paku 3 muaj në të njëjtën ndërmarrje.
  • Koha e punës: Koha, të cilën ti e shpenzon për punëdhënësin, duhet të regjistrohet dhe të paguhet si kohë pune. Marrëveshjet se një kohë e caktuar për punë është në dispozicion për dhomë apo ndërtesë, nuk janë të lejuara.
  • Koha e udhëtimit: Koha, në të cilën ti udhëton për punëdhënësin, duhet të regjistrohet dhe të paguhet si kohë pune. Rruga nga shtëpia jote deri tek vendi i kontraktuar i punës nuk do të paguhet.
  • Kompensimi i drekës: Nëse ti nuk punon gjithmonë në vendin e kontraktuar të punës dhe punon më shumë se 6 orë, ti ke të drejtë për një kompensim të drekës prej 16 frangash. (Ky rregull vlen, nëse ti punon në një ndërmarrje me më shumë se 5 të punësuar.)
  • Siguria në punë: Ti do të trajnohesh për rregullat e sigurisë në punë.

▲ Kthehu tek pyetësori

 

Paga minimale 2023 për degën e pastrimit në Zvicrën gjermane

Pagat minimale për Pagë për orë Paga mujore (tek punësimi i rregullt)
Pastrim-mirëmbajtje I 20.20 3676.40
Pastrim-mirëmbajtje II 21.20 3858.40
Pastrim special I 22.30 4058.60
Pastrim special II 23.30 4240.60
Pastrim spitali I 20.80 3785.60
Pastrim spitali II 21.80 3967.60
Pastrim automjeti I 22.10 4022.20
Pastrim automjeti II 23.10 4204.20

▲ Kthehu tek pyetësori